Nesër mblidhet Liga Profesioniste, pritet edhe Duka

Liga Profesioniste e Futbollit do të mblidhet nesër në një takim pune në kryeqytet.

Nën drejtimin e Sekretarit të Ligës, Dritan Kadia, ky takim i radhës do të zhvillohet në orën 18:00 të ditës së martë, pikërisht në ambientet e ‘Air Albania Stadium’.

Në të do të marrin pjesë të gjithë presidentët e klubëve të futbollit ndërsa ditën e sotme ata janë njoftuar për të asistuar me temën; ‘Takim pune’.

Ndërkaq në mbledhjen e nesërme pritet të asistojë edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Për detajet dhe atë që mund të prodhojë ky takim i ‘vonuar’ i Ligës Profesioniste do të mësohet në vijim por disa nga temat e aktuale që po shoqërojnë futbollin shqiptar janë në fokus e institucionit në fjalë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!