“Talentja e Vitit 2022” / Rosela Vasa merr çmimin e futbollistes më premtuese

Në mbrëmjen gala të FSHF-së ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për “Talenten e vitit 2022” për vajza ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Këtë herë në skenë është ngjitur ambasadorja e futbollit të vajzave, Valbona Selimllari, e cila ka lexuar emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi i ka shkuar Rosela Vasës, talentes 16-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave dhe klubin e Kukësit.

Selimllari ka ftuar Rosela Vasën në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!