La Liga vjen me dy takime, Anglia dhe Franca luajnë në Kupë
Europa do të prezantohet sot me kampionatet elitare me dy takime ë La Liga-s. Në fushë sot për javën e 16-të Elce-Selta Vigo (18:30) dhe Valencia -Kadiz (21:00).
Ndërkohë Anglia ofron vetëm një ndeshje të rangut të lartë dhe ajo i përket kompeticionit të FA Cup. Në ‘Old Trafford’, me start orën 21:00 Mançester Junajtid- Everton.
22 duele të tjera zhvillohen nesër 8 të tjera të dielën ndërsa Okford- Arsenal të hënën e 9 janarit 2023.
Gjithashtu sot luhet për Kupë edhe në Francë. Në program 5 takime. Shateru- PSG mbyll ditën me ndeshjen që luhet në orën 21:00./ Sportiim.al/