Taipi rikthen besimin te Kukësi, fëmijët e surprizojnë në dalje

Kukësi mbylli i parafundit vitin kalendarik 2022 ndërsa në një dekadë në Superiore kurrë nuk e kishte parë vetën aq poshtë në klasifikim. Sidoqoftë ngushëllmi vjen nga ajo fitore në përballjen me Laçin (java e15) aty ku vuajti goxha por në fund kapi tri pikët.

Në fakt, Kukësi në atë takim tregoi dhe njëherë se ka mangësi të theksuara në çdo repart duke lançuar alarmin se merkato e janarit duhet shfrytëzuar maksimalisht. Megjithatë ai që mban ende lart moralin e verilindorëve për më tepër u shfaq lider absolut në fushë në 45′ e para, ishte kapiteni Gjelbrim Taipi.

Mesfushori 30 vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit, një supergol për nga ekzekutimi ndërsa pas takimit në dalje të ‘Kukës Arena’, ai u rrethua nga një grup fëmijësh të cilët i kishin “zënë” derën. I përfshirë në emocione të mëdha Taipi tha:

“Këta fëmijë, tifozë të vegjël, të shtojnë jetën. Këta meritojnë të argëtohen me sportet. Ju jemi shumë borxhëlinj këtyre dhe gjithë Kukësit. Një përqafim për të gjithë nuk mjafton”. /Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!