Argjentina, për të evituar turpin…
Nuk ka asnjë çast pushim. Në Brazil, Kupa e Amerikës, ka hyrë në fazë vendimtare, teksa sot në program Katar-Argjentinë dhe Kolumbi-Paraguaj. Mesi me shokë sot përpos fitores me Katarin duhet të presë dhurata edhe nga Kolumbia, ndryshe kualifikimi si e treta më e mirë, vihet në diskutim.
Nga ana tjetër në Egjipt, turneu i 32-të i Kupës së Afrikës. Kompeticioni sapo ka nisur, ndërsa sot në program Marok i Benatia dhe Zijec, do ketë përballë Namibinë. Në program edhe Senegal-Tanzani dhe Algjeri-Kenia.