Pas Teutës një tjetër pankinë …lëkundet
I pezulluar që pas ndeshjes me Tiranën…Në provë besimi edhe trajneri Skënder Gega. Klubi ende pa komunikatë.
Fillimisht Kukësi largoi trajnerin Diego Longo, më pas ndihëmësin i tij Mateo Di Late ndërsa sot, raportohet se nga klubi verilindor është pezulluar edhe kroati Pero Pejiç. I fundit nga trioja e cila mori teknikisht dy sezone më parë skuadrën.
Starti zhgënjyes i edicionit të ri me vetëm një barazim në tri takime duket se ka futur në mendime krerët e Kukësit të cilët për të ndryshuar situatën kanë vendosur fillimisht të pezullojnë pa afat ish bomberin Pejiç.
Mbeten enigmë arsyet por dihet se kroati para se të veshë tutat e zëvendës trajnerit ka kryer edhe rolin e drejtorit teknik. Çka do të thotë se afrimet në kohë të ndryshme, nuk kanë figuruar nga më të pikasurat. Një sinjal për të shkuar deri te besimi ndaj Gegës? Ndeshja e radhës për Kukësin ajo me Teutën në ‘Niko Dovana’./Sportiim.al/