Kombëtarja U15 për vajza, Krepi: Grupi ka cilësi

Prej ditës së enjte, Kombëtarja shqiptare për vajza U-15 ka nisur për herë të parë grumbullimin, një ditë dhe datë historike kjo për futbollin shqiptar në përgjithësi, e për futbollin e vajzave në veçanti, që është një nga prioritetet kryesore të FSHF-së.

Nën drejtimin e Kreshnik Krepit, 20 vajza të kësaj grupmoshë janë grumbulluar në Shkodër, ku po zhvillojnë përgatitjet dhe po stërviten për të zhvilluar ndeshjet e para në turneun zhvillimor të UEFA-s që do të zhvillohet në Bosnje-Hercegovinë në datat 6-11 shtator.

Në një intervistë për fshf.org, tekniku shqiptar, i cili do të drejtojë ekipin në këtë turne dhe që është marrë me seleksionimin e këtyre vajzave ka folur për skuadrën në përgjithësi dhe ka treguar se përveç dëshirës për të luajtur futboll, shihen edhe cilësitë e mira teknike, pavarësisht grupmoshës.

Si rezultat i mbështetjes së madhe dhe investimit që Federata e Futbollit po bën në futbollin e femrave për masivizimin e tij erdhi dhe grumbullimi i ekipit U-15 që do të shërbejë shumë për rritjen vajzave që merren me futboll në cilësitë sportive për të kaluar sipas niveleve në grupmoshat e tjera te kombëtareve ! Këto vajza, normalisht që një pjesë e tyre kanë cilësi të mira teknike, të cilat me punë dhe përkushtim, jam i bindur se do të ecin në të ardhmen” – thotë tekniku kuqezi.

Më tej, Krepi përmend edhe disa nga vajzat që mund t’i bashkohen shpejt edhe ekipeve zinxhir të moshave, teksa përgëzon edhe punën e bërë nga Federata për punën e bërë me shkollat e krijimin e kampionatit U-16 për femra, duke sjellë zhvillim të futbollit të femrave që në bazë.

“Kemi në dispoziocion vajza të cilat shumë shpejt mund t’i bashkohen ekipeve zinxhir në të ardhmen: konkretisht Kadiolli, e cila do të mbajë edhe shiritin e kapitenes në këtë ekip Sulejmani, Nazarko etj, vajza që kanë cilësi shumë të larta teknike e ku bashkë me të gjitha shoqet e grumbulluara do mundohemi t’i përmiresojnë dhe t’i disiplinojmë taktikisht, në mënyrë që të jenë të gatshme për U- 16 dhe U-17. Në fakt, dua të përgëzoj punën e bërë në shkollat 9-vjeçare ku këto vajza luajnë, në bashkëpunim me Federatën, por edhe të gjitha klubet në kampionatin e femrave U-16 që po e shohin me përparësi krijimin e futbollit të vajzave që në bazë” – vijon Kreshnik Krepi për fshf.org.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!