Laçi test me Korabin, Skënderebu kalon Besën

Laçi teksa u stervit në Pezë, luajti sot me formacionin e dytë të tij një test miqësor me Korabin e teknikut Shpendi Kumbarçe.

Kjo ndeshje u mbyll 1-1 ndërsa në formacionin startues të Vukiçeviç ishin futbollistët:

Klajdi Kuka; Klejdi Gjinaj, Jon Vula, Albi Alla, Nikolin Duka, Mykyta Peterman, Ariel Borisjuk, Mario Bajramaj, Segerso Geci, Xhorxhe Ivkoviç dhe Fatmir Prengaj.

Nëse ekipi i përzgjedhur për testin u luajt në njërën nga fushat e ‘Internacional’ pjesa tjetër e drejtuar nga Klevis Hima u stervit në fushën simetrike të kompleksit në Pezë. Nesër ekipi i Vukiçeviç do të spostohet në Laç aty ku do të vijojë përgatitjet për takimin me Partizanin në program të hënën (në Elbasan).

Skënderbeu vijon me intensitet përgatitejt por dhe testet. Sot ekipi korçar i teknikut Migen Memelli kaloi minimalisht 1-0 Besën e Kavajës. Ky test u vendos nga goli i realizuar në minutën e 31-të, nga mesfushori Dean Liço./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!