Shkëlqen Dinamo apo…Dede

Pytetja që shtrohet në këto momente rreth Dinamos që po shkëlqen në teste, vetiu shkon te afrimi i trajnerit Nevil Dede. A është puna dhe idetë e teknikut 47 vjeçar të cilat e kanë ringajllur skuadrën 18 herë kampione të Shqipërisë?
Në fakt blutë edhe pse do të garojnë këtë sezon në Kategori të Parë, kanë treguar se janë një konkurente e fortë për të gjitha elitaret.
Jo vetëm fitoraja e sotme në “Selman Stërmasi” 1-0 ndaj Vorës me golin e Asjon Dajës (43′) por dhe miqësoret e tjera të luajtura ka impresionuar.
Dinamo ka fituar me Kastriotin në ‘Redi Maloku’ ka barazuar 0-0 me Egnatian, 1-1 me Partizanin e Vllazninë dhe ka mundur 4-1 Pogradecin në ‘Gjorgji Kyçyku’. /Sportiim.al/