Dinamo fiton në Poloni, Bodo/Glimt goleadë
Champions dhe Conference League me takimet e ditës së sotme:
Bodo/ Glimt vijon me rezultate të thella në shtëpi. Sot mundi 5-0 lituanezët e Zhalgiris. Dinamo e Kievit në përballjen ndaj Shturm Grac, luajtur në Lodz të Polonisë fitoi 1-0.
Në barazim u mbyll dueli interesant zhvilluar në Baku mes Karabagut vendas dhe Ferencvarosh të Hungarisë. Pa shumë histori ndeshja e Makabi Haifa- Apolon Limasol.
Sakaq, skuadra që do të eliminohet nga dueli mes Karabag dhe Ferencvarosh, do të përballet në play off-in e Ligës së Konferencës, me fituesen e çiftit Shamrok-Shkupi. Të kthimit me 9 gusht.
Shifrat e mbrëmjes: Liga e Kampionëve
Bodo/Glimt- Zhalgiris Vilna 5-0
Karabak-Ferencvarosh 1-1
Makabi Haifa-Apollon Limasol 4-0
Dinamo- Kiev-Shturm Grac 1-0 (në Poloni)
Crvena Zvezda- Punik 5-0
Conference League:
DAC 1904- FCSB (ish Steaua) 0-1
Volfsberger-Gzira 0-0
Riga- Gil Viçente 1-1
Viborg- B36 Torshuan 3-0 /Sportiim.al/