Drita dominon në Kosovë, Ballkani 5 pikë prapa

Zekirija Ramadani trajneri aktual i Dritës po e udhëheq skuadrën gjilanase drejt triumfit në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e sotme në shtëpi me Llapin (java e 14) ndonëse nisi me avantazhin e podujevasëve (Baftiu 22′) u përmbys nga Drita në fraksionin e dytë (3-1) dhe autori ishte i njëjtë Dabiqaj teksa shënoi në minutat 68-të, 75-të dhe 92′.
Ndërkaq Llapi duket totalisht në krizë. Skuadra ka 7 ndeshje pa fitore dhe e sheh vetën te zona play out. Me këtë triumf Drita shkëputet në krye me 5 pikë më shumë se kampionia në fuqi Ballkani.