Drita 13 pikë mbi Malishevën, “humb” Ballkani

Java e 24-t e Albi Mall Superligës së Kosovës luajti dy ndeshje interesante, ku Drita dhe Ferizaj kanë arritur fitore të rëndësishme.

Në derbin e javës, Drita ka mposhtur dje Ballkanin me rezultat 2-0. Kësisoj, lideri i tabelës ka arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titullin e kampionit, duke e mposhtur ndjekësin më të afërt.

Pas kësaj fitoreje, Drita kryeson tabelën me 53 pikë, duke e çuar në 13 pikë epërsinë ndaj Ballkanit, që mban vendin e dytë me 40 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj vjoji serinë pozitive duke kaluar Llapin 2-1.Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Llapi mbetet në vëndin e tetë me 26 pikë.

Ndërkaq sot u luajtën dy ndeshje; Malisheva-Gjilani 4-1 (tripletë e Aliut dhe goli i Prekazit) dhe Prishtina-Dukagjini 0-1 (Merlaku) teksa nesër mbyll javën Suhareka-Feronikeli 74.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!