Ksavi ndërron mendje, sinjale qëndrimi te Barça

Në fillim të vitit 2024 (27 janar) Ksavi Hernandez kishte bërë njoftimin se në fund të sezonit rrugët me stolin e Barcelonës do të ndaheshin, pavarësisht se si mbyllej seyoni. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025 dhe në orët e fundit po zhvillohet një skenar që do të ishte padyshim sensacional në kampin e Barcelonës.

Siç parashikohej nga AS por dhe nga Mundo Deportivo, vetë Ksavi duket se ka hedhur idenë për një ndryshim mendimi me atë që u njoftua afro tre muaj më parë duke lënë të hapur mundësinë për të qënë i gatshëm të vazhdojë punën në Camp Nou.

Në fakt, në qarqet Blaugrana kanë filluar të vijnë përditësime sipas të cilave vetë trajneri i ka kërkuar presidentit Laporta që ta konsiderojë vendimin e tij të revokuar dhe të vazhdojë të drejtojë Barçën edhe sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!