Ngecin kryesuset, Lushnja e Kastrioti fitore jetike

U zhvilluan sot katër nga 5 duelet e javës së 30-të në Kategori të Parë. Sfida Korabi- Luzi 2008 u shty për të mërkurën e ardhëshme për faktin se fusha e stadiumit në Peshkopi u mbulua nga dëbora.

Ndërkaq bien dy skuadrat e promovuara në Abissnet Superiore për edicionin e ri. Nëse AF Elbasani shmangu humbjen në Vlorë me Flamurtarin (2-2), Bylis ra keq në derbi me Apoloninë duke u mundur thellë 4-1.

I’a del Kastrioti të thyejë Burrelin 3-1 duke u ngjitur larg zonës së kuqe. Fiton edhe Lushnja ndaj Besës 2-0 për të qëndruar e qetë në mes të tabelës.

Kthehet te fitorja Vora dhe këtë e bën ndaj Tomorit të larguar matematikisht nga kategoria me shifrat 3-0.

Java e 30-të, rezultatet:

Apolonia- Bylis 4-1

Vora- Tomori 3-0

Flamurtari- AF Elbasani 2-2

Kastrioti- Burreli 3-1

Lushnja- Besa 2-0

Korabi- Luzi 2008 (anulluar për shkak të motit të keq) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!