Roma bën “Djallin” në Milano, Liverpul turpërohet nga Atalanta

Liga e Europës me turin çerekfinal të edicionit 2023/2024 zhvilloi këtë mbrëmje ndeshjet e para me skuadrat italiane protagoniste.
Në epiqendër ishte ndeshja e Milanos teksa në fushë u përballen Milan- Roma. Një gol i Mançinit në të 17′ i vuri kapakun kësaj sfide të fituar nga skuadra e De Rosit.
Megjithatë befasia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga ‘Anfield’ në takimin ndërmjet Liverpulit dhe Atalantës. Bergamaskët shënuan tre herë duke mos marrë asnjë gol e vendosur ‘heshtjen’ në impiantin e kuq.
Ndërkaq, Leverkusen, skuadra rekordmene e këtij sezoni në Bundesligë, theu me dy gola pas minutës së 82′ Uest Hem. Në Lisbonë, Benfika kaloi 2-1 Marsejën.
Turi çerekfinal, UEFA Europa League:
21:00, shifrat:
Milan- Roma 0-1
Liverpul- Atalanta 0-3
Leverkusen-Uest Hem 2-0
Benfika- Marsejë 2-1
/Sportiim.al/