Liga e Europës/ Spikat Milan-Roma, provë gjenerale për Leverkusen

Liga e Europës me turin çerekfinal të edicionit 2023/2024. Ndeshjet e para do të zhvillohen pikërisht kete mbrëmje me të katër duelet prej të cilave pritet luftë e fortë sportive.
Në ballinë qëndron ndeshja e Milanos teksa në fushë përballen dy skuadra italiane. Milan- Roma pritet të marrë vemendje të shtuar me të dy ekipet që po kalojnë momente të mira edhe në Serie A.
Një tjeter takim tërheqën do të zhvillohet në Anfield’ ndërmjet Liverpulit dhe Atralantës. Nga ana tjetër e paparashikueshme sfida e Leverkusenin aty ku skuadra rekordmene e këtij sezoni në Bundesligë, do të matet me Uest Hem të David Mojes. Në program edhe Benfika- Marsejë.
Turi çerekfinal, UEFA Europa League:
21:00
Milan- Roma
Liverpul- Atalanta
Leverkusen-Uest Hem
Benfika- Marsejë
/Sportiim.al/