Jakiroviç pas shkarkimit: Isha në një klub të madh
Trajneri u bë faktor në afrimin e Arbër Hoxhës te blutë e Zagrebit, shkarkimi pas goleadës së pësuar në Champions.
Sergei Jakiroviç (47) u largua nga Dinamo Zagreb pasi pas barazimit me Rijekën dhe humbjes kundër Hajdukut në kampionat skuadra e tij u turpërua rëndë në Mynih ndaj Bajernit (9-2) në xhiron e parë të Champions League 2024/25.
Jakiroviç u ul në pankinën e Dinamos në fund të gushtit të vitit të kaluar, kur erdhi nga Rijeka dhe me blutë arriti gjithsej 41 fitore, nëntë barazime dhe dhjetë humbje.
Pas ndarjes nga Dinamo vetë trajneri shkroi në Instagram një mesazh lamtumire.
Të dashur miq,
Siç e dini tashmë, nga sot zyrtarisht nuk jam më në krye të stafit të trajnerëve të GNK Dinamo Zagrebit. Fillimisht dua të theksoj se që në ditën e parë të qëndrimit tim në Dinamo ndjeva dashuri dhe mbështetje të pamasë nga të gjithë ju.
Kam pasur rastin të drejtoj një klub nga qyteti ku jetoj prej shumë vitesh dhe kështu të ndjej emocionin që përfaqëson Dinamo. Stafi profesional, i drejtuar nga unë, ka punuar me përkushtim që në ditën e parë, në mënyrë që çdo ndeshje e re ekipi të duket sa më cilësor.
Ndonjëherë shkoi shkëlqyeshëm, ndonjëherë më pak mirë, por më e rëndësishmja është se asnjëherë nuk hoqëm dorë nga objektivat që ishin vendosur para nesh.