Prishtina tri pikë për kreun
Në Superligën e Kosovës në futboll sot Prishtina për javën e 6-të ka mundur Dukagjinin me rezultatin e pastër 3-0.
Ndeshja u zhvillua këtë pasdite në Kompleksin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Prishtina e trajnerit francez Zhan-Mishel Kavalli kaloi përpara në të 20′ me Albin Krasniqin ndërsa po mesfushori bardheblu realizoi në start të pjesës së dytë (48′) për 2-0. Llugiqi në minutën e 70-të i dërgoi shifrat në 3-0 final.
Pas kësaj ndeshje Prishtina kap kreun me 10 pikë, aq sa kanë dhe Ballkani i Pollozhanit dhe Suhareka e Duros.