Liverpul/ E masakroi Atalanta, e masakron edhe shtypi

Liverpulit tani do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur humbjen shokuese (0-3) të pësuar të enjten në mbrëmje në Anfield ndaj Atalantës për Europa League.

Një ditë pas sukesit së grupit të Gasperinit, shtypi anglez ishte prezent duke shkruar lidhur me poshtërimin e Reds, si në komentin e tabloidit Sun.

“Ëndrra e Liverpul-it për tripletën bëhët copë-copë”, shkruan Tabloidi anglez që beson se ecuria e skuadrës së Jurgen Klop në Europa League, e para në Premier League dhe tashmë fituese e Kupës së Ligës, praktikisht ka përfunduar. “Jur nuk është i lumtur”, shkruan Sun; Të njëjtën linjë ndjek edhe Daily Mail, e cila e cilëson humbjen e kuqezinjve “tronditëse”. Dhe tani tifozët Reds, shkruan Mail, po nxitojnë të anulojnë fluturimet e blera tashmë për në Dublin, vendi i finales së Europa League.

Ndërsa në rrjetet sociale ata janë tallur nga fansat kundërshtarë. “Atalanta shkatërron atmosferën e pathyeshmërisë së Liverpulit”, është titulli në Times ndërsa Guardian nënvizon se si “vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë Liverpulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!