Kombëtarja kuqezi e vajzave mund pastër Estoninë

Shqipëria e vajzave u tregua kompetitive në ndeshjen e dytë kualifikuese. Këtë mbrëmje ndaj Estonisë, e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025” të besuarat e Grimës dhuruan lojë plot emocione e siguri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima humbi sfidën e parë me Luksemburgun 2-1 por sot vendosi zemrën në fushë teksa me nga një gol në secilën pjesë mundi 2-0 Estoninë në “Air Albania”

Ndonëse fillimi ishte jo fort i mirë, me kalimin e minutave skuadra kuqezi arriti të dominojë në fushë duke shënuar një gol të rregullt i cili u anulua padrejtësisht nga arbitret ukrainase. Sidoqoftë goli nuk vonoi teksa në të 31′ Fortesa Berisha goditi nga jashtë zone duke depozituar në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti avantazhin për ta dyfishuar në të 90+3 me Kristina Maksutin. Një fitore që mban gjallë shpresat për të dalë nga Grupi 5 i Ligës C, pjesë e të cilit figuron edhe Luksemburgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!