Erzeni tri pikë ndaj Egnatias, Tirana nuk fiton në superioritet…

Abissnet Superiore java e 30-të

Erzeni -Egnatia 1-0 (Zeka 86:)

Skëndebeu -Tirana 0-0

Java e 30-të e Abissnet Superiore u mbyll me dy ndeshjet e orës 18:00. Në Kompleksin Partizani, Erzeni ‘vendas’ kaloi me një supergol të Agim Zekës shënuar në të 86′ Egnatian.

Një sfidë e cila u shfaq impenjative, kryesisht nga shijakasit teksa shfrytëzuan epersinë numerike (pas daljes me dy të verdhë të Spahiut në të 60′) duke kërkuar e gjetur golin kur i …duhej.

Në Korçë, Skëndebeu u ndëshkua shpejt me një karton të kuq të Rabiu (15′) duke e vënë në vështirësi duelin e barazuar 0-0 me Tiranën.

Në fakt, korçarët sfumuan gjatë pjesës së parë një penallti me Liçon, ndërkohë që bardheblutë nuk ia dolën të përfitonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!