Silvinjo ka gati listën, risitë dhe…përgjigjet

Sot Silvinjo do të bëjë të ditur listën e futbollistëve me të cilët do të luajë miqësoret zyrtare me Kilin (22 mars në Parma) dhe Suedinë (25 mars në Stokholm).

Në fakt, Kili dhe Suedia, i kanë zyrtarizuar kontigjentet përkatëse por duket se strategu kuqezi, ka pritur përfundimin e ndeshjeve të futbollistëve të caktuar në klube të ndryshme për të qënë tërësisht i bindur në emrat që do përfshijë për dy sfidat jashtë.

A do të ketë risi? Në ndeshje si këto, tashmë të rëndësisë së madhe kushtëzuar nga afrimi i fazës finale të ‘Euro 2024’, pritet të vendosë në dilemë (në ndonjë zgjedhje) brazilianin e stolit kuqezi.

Gjithësesi, sot do të mësohet ajo çka do servirë stafi teknik dhe më pas (nesër), Silvinjo do argumentojë përmes konferences për shtyp gjithë situatën aktuale të emrave të listuar dhe rëndësinë e këtyre testeve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!