Shënoi golin e parë ndaj Nashville, dëmtohet Mesi

Goli i parë i Lionel Mesit në Kupën e Kampionëve (CONCACAF) dhe një goditje me kokë në fund nga Luis Suarez i dhanë Inter Majemit një barazim dramatik 2-2 me Nashville SC në ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Kampionëve 2024 të enjten mbrëma në Geodis Park në Nashville

Lionel Mesi pësoi një goditje të fortë që e la të shtrirë në fushën e lojës, duke shkaktuar shqetësim te Inter Majemi dhe Kombëtaren e Argjentinës.

Në minutën e 77-të të ndeshjes, me Inter teksa barazoi 2-2 (me golin e Mesit dhe në fund të Suarez) kundër rivalit vendas Nashville, Mesi mori një goditje të fortë në këmbë gjatë një tentative presioni ndaj Lukas MacNaughton.

Edhe pse arbitri meksikan Marko Ortíz nuk e sanksionoi faullin, gjesti i lojtarit kanadez shkaktoi polemika dhe kërkesa për përjashtim nga skuadra rivale.

Megjithë dhimbjen e dukshme, Mesi arriti të përfundojë ndeshjen, duke ofruar lehtësim si për ekipin e tij ashtu edhe për ekipin kombëtar.

Argjentina po përgatitet të përballet së shpejti me El Salvadorin dhe Kosta Rikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!