Besa pret Bylis në Tiranë, inferiorët në dy ditë

Besa e Kavajës në ndeshjen e radhës ndaj Bylis, do ta shohë veten pritës në Kompleksin ‘Partizani’ në Tiranë. Duket se fitorja e verdhezinjëve ndaj Luzit 2008 javën e kaluar në Lushnjë 2-0 i ka bërë drejtuesit e klubit në periferi të Kavajës të mos pranojnë ta shohin Besën në impiantine tyre.

Ndërkohë veç Besa- Bylis kjo javë e cila luhet të shtunën (13:30) ofron të tjera duele të forta sportive. Kështu Apolonia do të presë Kastriotin, Burreli Tomorin ndërsa sfida e fundit e kësaj dite do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ mes AF Elbasanit dhe Luzit 2008.

Ndërkaq të dielën dy sfidat e mbetura të javës së 21-të, Lushnja- Vora dhe Flamurtari- Korabi.

Java e 21-të, Kategori e Parë:

Besa- Bylis (Kompleksi Partizani 13:30

Burreli- Tomori 13:30

Apolonia- Kastrioti 13:30

AF Elbasani- Luzi 2008 17:00

Të dielën 13:30:

Lushnja- Vora

Flamurtari- Korabi/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!