Vora e treta, te Burreli kura Hima jep efekt

U zhvilluan sot dy takime të Kategorisë së Parë. Për javën e 17-të u luajt në Lushnje me Besën pritëse por dhe në Vorë aty Vora u takua me Luzin 2008.

Te dueli Besa-Burreli shifrat nuk ndryshuan kurrë dhe sfida u ndal te barazimi pa gola 0-0 (kavajasit shpërdoruan edhe një 11-metërsh në pjesën e parë). Një pikë e vyer për matjanët të cilët me Klevis Himën në timon, kanë nisur t’i largohen fundit.

Nga ky pozicion nuk po shkulet dot Besa me histori të madhe në futbollin shqiptar. Kavajasit në kuotën e 12 pikëve po aq sa Luzi 2008 që mban vendin e parafundit.

Ndërkohë Vora e ka të thjeshtë me luznjakët. Fitorja 3-1, e ka ngritur ekipin vorak në vend të tretë duke dhënë sinjale të forta se debutuesit e kësaj kategorie, kërkojnë të sulmojnë njërin nga vendet që të ngjit direkt në Superiore.

Ndeshja Kastrioti- Bylis është shtyrë për një datë tjetër.

Java e 17- Kategori e Parë:

Besa- Burreli 0-0

Vora-Luzi 2008 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!