Derbi/ Dinamo me fizionomi të re, Tirana po…ajo

Duket e largët dita e një sfide në Superiore ndërsa më 24 dhjetor Partizani- Erzeni (1-2) luajti sfidën e fundit për vitin kalendarik 2023. Me merkaton dhe përgatitjet e skuadrave të cilat nisën më 3 janar, tani e gjitha transferohet te fusha me takimet e javës së 19-të Abissnet Superiore.

Pikërisht nesër në ‘Niko Dovana’ të Durrësit (17:00), Dinamo Siti me statusin e pritësit, do të përballet me Tiranën.

Te blutë, zhvillimet e këtyre ditëve kanë rezultuar të shumëta pasi skuadra e Dritan Mehmetit ka larguar disa futbollistë. Nga ana tjetër klubi ka kryer disa goditje mjaft interesante.

Janku, Meksi, Bamba, dhe afrimi i fundit Kilian Çuni, do të shfaqen në vijim me bluzën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Në kahun tjetër Tirana e frenuar në merkato, pritet të jetë po ajo që mbylli sezonin. Ndeshjet e tjera të javës pasojnë të shtunën dhe të dielën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!