Akt agresori, babai i futbollistëve Shpendi, tre vite larg…

Liman Shpendi, i njohur si Aleks Shpendi, babai i sulmuesit të Çesenas, Kristian dhe Stiven Shpendi (Empoli) u dënua me tre vite larg stadiumëve italiane.
Dënimi iu dha nga komisioneri i policisë së Forlì-Çezena, Klaudio Mastromatei, në lidhje me ngjarjet e dhunës (u fut në fushë dhe tentoi të godasë portierin e Olbias) 7 janarit në përfundim të ndeshjes mes Çesenës dhe Olbias.
Në këtë mënyrë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Çezenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm me mënyra alternative e larg impianteve ku djemtë e tij luajnë, por jo vetëm.