Feliks nuk ‘ndihet’, Abelardo kritika të drejtpërdrejta

Pas një fillimi bindës të sezonit, Barcelona ka filluar të ketë dyshime për Zhoao Feliks. Sulmuesi portugez ishte një element themelor në javët e para, por në muajin e fundit performanca e tij ka rënë ndjeshëm.

Edhe ditën e djeshme ndaj modestit Barbastro, ish-lojtari i Çelsit dhe Atletiko Madrid nuk arriti të ndikojë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.

Një paraqitje e vlerësuar negativisht nga ish-lojtari i Blaugrana, Abelardo: “Gjëja më e keqe nuk janë gabimet që ai bën, por qëndrimi që tregon pas çdo gabimi. Qëndron pa lëvizur.

Kjo jep një imazh të keq, nëse e humb topin, duhet të luftosh menjëherë për ta rikthyer, por në vend të kësaj ai qëndron në vend”, tha ai duke ju referuar portugezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!