Tiago Silva i lirë, Mbape mes dilemave, Dellova në Rumani

Çelsi është gati të lërë Tiago Silvën të largohet nga Londra kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Për 39 vjeçarin brazilian në skenë del Fluminense e gatshëme t’i ofrojë mbrojtësit veteran një rikthim në atdheun e tij.

Kilian Mbape ka hequr dorë nga një bonus besnikërie prej 80 milionë euro në PSG, i cili mund të rritet në rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, nëse ai zgjat kontratën me parisienët, do të rikuperonte të gjitha shpërblimet dhe do të merrte një nënshkrim të madh në bonus. Reali e pret deri më 13 janar…

Mbrojtësi 25 vjeçar Lumbardh Dellova (Ballkani) pritet të jetë transferimi i dytë te Universitatea Krajovë (Rumani) në merkaton e dimrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!