Mançester Siti padroni i Botës për Klube

Në Arabinë Saudite, Jedah, Mançester Siti nuk lë asgjë rastësisë pasi në finalen e Botërorit për Klube ka mposhtur 4-0 brazilianët e Fluminense.

Ky ishte trofeu e pestë në vitin 2023 çka do të thotë se ekipi i Pep Guardiolës ka dominuar jo vetëm në Angli e Europë por nga sot edhe në Botë.

E nisi që në minutën e parë me Alvarez, arriti te goli i dytë me një autogol të Nino-s (27′), shkoi te i treti me Foden (72′) dhe mbylli ai që hapi Julian Alvarez (88′).

Ndërkaq vendi i tretë luajtur pak më herët u fitua nga Al Ahli (Egjypt) me shifrat 2-4 ndaj Urava Red Diamonds (Japoni).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!