Mehmeti: Ndaj Egnatias për të marrë më të mirën

E ka ndryshuar Dinamo Sitin në pak javë. Trajneri i bluve Dritan Mehmeti analizon ndeshjen e humbur me Vllazninë dhe flet për një rival si Egnatia e cila meriton respekt.

Ai ka folur sot para ndeshjes së radhës me Egnatian, që luhet të shtunën (nesër) në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, prej orës 17:00.

Mehmeti:

“Përveç Markut, që mungon, sepse është i skualifikuar me kartonë, janë kthyer Mija dhe Vokrri, por nuk janë gati për lojë. Pjesa tjetër janë ‘ok’ fizikisht.

Kemi bërë analizën e ndeshjes me Vllazninë. Sepse mund të mundesh, por varet dhe se si mundesh. Na ka ardhur keq, sepse kanë qenë disa situata që na kanë ndëshkuar, por ky është futbolli. Duhet të gabojë dikush që të fitojë dikush. Nuk është për t’u bërë dramë, duhet të nxjerrim mësime nga ajo ndeshje që të mos kemi situata të përsëritura.

Në këtë kampionat janë jetike pikët për të gjitha skuadrat, nga vendi i tretë e deri tek i fundit. Nuk e shikoj renditjen, shikoj çfarë mund të bëjë më mirë skuadra. Renditja do të shikohet në fund të kampionatit. Ka edhe shumë pikë, nuk ka përfunduar ende gjysma e kampionatit. Duhet të jemi të qetë, siç edhe natyra e Dinamos.

Egnatia ka një skuadër të organizuar mjaft mirë, luan futboll të mirë. Të imponon ritmin e lojës, sepse i ka klualitetet. Do të bëjmë maksimumim për të respektuar Egnatian, por e nisim si të barabartë ndeshjen. Nëse e interpretojmë si duhet lojën, pastaj le t’ia lëmë fushës. Ne futemi për të bërë gjithmonë më të mirën”, – tha trajneri Mehmeti mes të tjerash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!