Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë…

Kupa e Shqipërisë, finale:
Kukësi – Egnatia 0-1 (Ndreca 38′)

Trofeu i Kupës 2023/2024 u dorëzua nga Zv Presidenti i FSHF-së z. Lutfi Nuriu.

Nga Sara Gjidiaj

Edicioni i 72-të i Kupës së Shqipërisë vishet i tëri jeshil. Për të dytin vit radhazi janë rrogozhinasit që rrëmbejnë trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.

Sa i përket sfidës, një pjesë e parë pa shumë për t’u mbajtur mend. Dy ekipet tregohen mjaft të kujdesshme e të rezervuara me rastet e pakta të krijuara derisa në të 38′-tën një ish prish baraspeshën. Ndreca nuk gabon dhe nuk fal Tafasin kur gjithçka varet nga ai.

Tjetër fytyrë e verilindorëve në të dytën me skuadrën kuksiane që provon të gjitha mënyrat për të barazuar sfidën. Nga ana tjetër, rrogozhinasit i kanë të gjitha mundësitë për të dyfishuar shifrat por Tafas nuk lejon Fernandon të çajë rrjetën nga 11 metra distancë.

Kështu, Kukësi humbet dhe të vetmin shans për të prekur Europën teksa Egnatia shijon formën e mirë që po kalon dhe feston trofeun e parë të sezonit.

Rrogozhinasit e teknikut Tetova nuk janë të vetmit që festojnë pasi dhe bardheblutë e Tiranës mund të shohin nga Europa tashmë.

Gjithnjë nëse marrin liçensimin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!