Liga e Kombeve për vajza/ Shqipëria luan dy sfida ndaj Irlandës, Grima shpall listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të rikthehet sërish në fushë në muajin tetor, pasi ka në program dy ndeshje ndaj Irlandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori. Ditën e sotme, trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka shpallur edhe listën e futbollisteve që do të ketë në dispozicion për këto dy takime.

Trajneri Grima ka thirrur 20 lojtare për këto dy ndeshje, teksa në ndryshim nga grumbullimi i fundit, ka ftuar që në fillim dy futbollistet Qëndresa Krasniqi dhe Endrina Elezaj. Sakaq, pjesa tjetër e futbollisteve të grumbulluara janë konfirmuar nga trajneri Grima.

Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet nga e diela e 22 tetorit në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojnë edhe seancat përgatitore. Më 27 tetor, Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e parë në transfertën irlandeze, duke nisur nga ora 18:45. Sakaq, më 31 tetor, vajzat kuqezi do të presin po Irlandën në stadiumin ‘Loro Boriçi’, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 18:00.

Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen e parë me Hungarinë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, ndërsa u mund nga Irlanda e Veriut me rezultatin minimal 1-0 në transfertë./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!