Dyndje në Nion, pas pak verdiktet ‘Euro 2028’ dhe ‘Euro 2032’

Organizimi i kampionateve europiane 2028 dhe 2032 do të përcaktohen zyrtarisht sot në selinë e UEFA-s në Nion.

Me përjashtim të ndonjë surprize të bujshme, Komiteti Ekzekutiv duhet të japë dritën jeshile rreth orës 12:00 të për edicionin 2028 në Angli, Skoci, Uells, Irlandë dhe Irlandën e Veriut.

Për vitin 2032, ka një kandidaturë të përbashkët nga Italia dhe Turqia. Delegacioni italian i përbërë nga presidenti Gabriele Gravina, CEO Marko Bruneli dhe kreu i delegacionit italianXhixhi Bufon mbërriti dje në Zvicër.

Këto çaste në selinë e UEFA-s, në sallën e shtypit, ka një pritje të madhe sidomos nga shtypi turk që janë dyndur në masë për atë që mund të jetë turneu i parë madhor që organizon Turqia, edhe pse do të jetë në partneritet me Italinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!