Çmenduri gjermane, Bohum përmbys shifrat 0-3, mbetet në Bundesligë

  • Momente tensioni në fund të finales, policia futet në stadium duke izoluar në pak sekonda trazirat e ardhura nga tribuna.

Play Off i çmendur për biletën e fundit në Bundesligë. Pas ndeshjes së vajtjes 0-3 për Duseldorf, Bohum kthen reston këtë mbrëmje dhe arrin të njëjtat shifra në të kthimit.

Në derbin Fortuna Duseldorf- Bohum ndeshja nisi me presion lart të miqëve të cilët arritën të shënonin në minutën e 13-të me Filip Hofman. Aq u desh për të rritur besimin te skuadra e trajnerit Butsher e cila kërkoi me insitim të dytin.

E arriti në të 66′ sërish me Hofman për të ndezur shpresat e golit të tretë. Ai nuk vonoi pasi Kevin Shtoger, më i miri në fushë për Bohum, fitoi dhe më pas realizoi me penallti në të 70′-ën për 0-3.

U luajt më pas shtesa 2×15 duke mos prodhuar një gol (në fund, 118′ Duseldorf humbi dy raste goli mbi vijën e portës). Radha u erdhi penalltive aty ku Bohum u tregua më i saktë (5-6) duke mbajtur Bundesligën edhe për ediconin e ri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!