CAF/ Kupa e Afrikës, Egjipti siguron kualifikimin
- Kupa e Kombeve të Afrikës ‘TotalEnergies CAF Côte d’Ivoire 2023’ do të nisë më 13 janar 2024 me ndeshjen e parë të planifikuar të luhet në “Stade Olympic Alassane Ouattara”.
U luajtën të mërkurën disa ndeshje të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të kualifikueseve të Kupës së Kombeve të Afrikës 2024.
Në Grupin A, një fitore e rëndësishme për Guinea-Bisau, që mundi 1-0 Sao Tome & Principe dhe kapi vendin e parë duke kaluar Nigerinë në klasifikim.
Egjipti i Momo Salah bën detyrën (u luajt në Marok) teksa me Guinenë pritëse fitoi 1-2 duke marrë biletën kualifikuese të Grupit D. Sukses edhe për Gambian e cila mundi 2-3 Sudanin e Jugut dhe arriti Malin në krye të Grupit G.
Ndërkohë të shtunën, të dielën dhe të martën e ardhëshme do të zhvillohen ndeshjet e fundit të kualifikueseve të CAF (Afrikë). Dy të parat e çdo grupi kalojnë në fazë finale.
Sakaq faza finale ishte planifikuar për në qershor, por më pas Patrice Motsepe, president i CAF, pati deklaruar në konferencën për shtyp në Rabat, shtyrjen e eventit më të madh në kontinent. Shkak, moti i paqëndrueshëm në vendin organizator, Bregu i Fildishtë./Sportiim.al/