Skandali/ Makina e drejtorit të Osijek qëllohet me plumba

Makina e Zhoze Botos u qëllua në parkingun në rrugën Šamačka në Osijek. Fatmirësisht, Boto nuk ndodhej në Kroaci, pasi ishte me pushime të shkurtra në Portugali.
Sot Federata Kroate e Futbollit dënoi ashpër incidentin e ndodhur në Osijek, ku u qëllua mbi veturën e përdorur nga drejtori sportiv i NK Osijek, Zhoze Boto.
Disa të shtëna në xhamin e përparmë e makinës së portugezit…
Bashkëpunëtori i Botit, Alfredo Almeida e ka gjetur makinën në gjendje të poshtëruar nga plumbat. Menjëherë është thirrur policia dhe ka nisur hetimet në vendngjarje.
Reagon Federata Kroate e Futbollit:
HNS e dënon ashpër këtë incident dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vepre penale në mënyrë që autorët të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të frikshëm, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të HNS.
