Inter/ Fondi ‘Oaktree’ nis punën, dita e parë starton me “llogari”

‘Oaktree’ nuk humbet kohë: asambleja dhe bordi i drejtorëve menjëherë, një bord më i thjeshtë dhe më pak përfaqësues te presidenti.Vula me 4 qershor.

Atmosfera e “ditës së parë” e Oaktree te selia Inter. Së paku për tri vite me adresë në Viale della Liberazione.

Në selinë e Interit, zhvillohet sot takimi i parë operacional pas zhvillimëve të javës së kaluar kur pronësia nga Zhang kaloi te fondi kalifornian (SHBA).

Në pritje të mbledhjes së radhës të aksionerëve më 4 qershor teksa në plan janë caktimi i Bordit të ri të Drejtorëve drejtuesit e rinj Alejandro Cano, Katherine Ralph dhe Renato Meduri do të bëjë një bilanc sot me drejtuesit e menaxhimit që kanë kryer projektin e ekipit dhe riorganizimin e llogarive vitet e fundit, përkatësisht Marota, Antonelo dhe Auzilio. Dhe për të vijuar me njeriun që ka formuar një ekip fitues në fushë, Simone Inzagi.

Horizonti trevjeçar që i ka dhënë vetes fondi kalifornian ka si hap të parë – sportiv – rikonfirmimin e rekordit të arritur këtë vit. me sytë nga Champions League e ardhëshëme apo Kupa e Botës për Klube – një front shumë i rëndësishëm nga pikëpamja sportive e ekonomike.

Vëmendje maksimale pritet të marrë edhe pyetja e stadiumit të ri (nëse është San Siro apo projekti në zonën Rozzano i opsionuar deri në janar 2025). Një dosje e zgjeruar e Oaktree. Për Interin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!