Incidenti me Kosovën, UEFA gjobit Rumaninë

Pas minutave të para, mes Rumanisë dhe Kosovës për Grupi I kualifikues ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej: “Kosova është Serbi:” një mesazh i thellë me provokim politik, i cili vuri menjëherë në lëvizje UEFA-n.
Ndërkohë sot raportohet se lidhur me këto mesazhe UEFA ka marrë vendimin për Federatën rumune duke e gjobitur me 51 mijë euro dhe një ndeshje si vendase pa shikues.
Bëhet fjalë për duelin me Andorrën, i cili luhet muajin tetor për Grupin I të kualifikuesëve për “Euro 2024”./Sportiim.al/