Laçi luan ‘tenis’ me Teutën, Bejzade fitorja e parë e madhe
Abissnet Superiore, Java 3:
Laçi – Teuta 6-1 (Sobovale 9′, Ujka 24′, 77′, Melo 55′, Barjamaj 61′, Myrta 90’+2’/ Gjata 90’+2′)
Nga Sara Gjidiaj
Spektakël në Laç. Vjen fitorja e parë sezonale e kurbinasve dhe gjithashtu i pari rezultat tenistik i tyre në elitën e futbollit shqiptar. Bardhezinjtë të pamëshirshëm ndaj Teutës që u shpërfytyrua në shifrat 6-1 në këtë takim përmbyllës të javës së tretë “Abissnet Superiore”.
Ndeshje pa shumë histori, por me shumë emocione e spektakël golash. Kurbinasit diktojnë çdo cep të fushës e çdo çast të lojës duke nisur festën në minutën e nëntë me golin e Sobovales e Ujkën që mban ison në minutën e 24′-të me një eurogol.
Kaq për fraksionin e parë, teksa “koncerti recital” i vendasve vijon në të dytën. Kordero Melo pas shumë përpjekjesh arrin të gjejë golin e parë personal në debutimin.
Vallëzimin e vijon Bajramaj por nuk ndal hapin as Ujka që gjen të dytin personal në këtë duel e të pestin për bardhezinjtë.
Durrsakët kërkojnë golin e nderit dhe do ta gjejnë atë në shtesë me Gjatën që shënon vetëm për statistika personale, ashtu siç përgjigjet dhe Myrta vetëm pak sekonda më pas duke dhënë goditjen 6-ballëshe miqëve.
Vijon kështu makthi i Teutës përballë kurbinasve që me këtë fitore për rekord ngjiten të gjashtët me 4 pikë, ndërsa durrsakët mbeten në vend numëro.