Bonuçi dërgon Juven në Gjykatë

“Dëmtim profesional dhe imazh”, akuza që ngre ish mbrojtësi bardhezi
Historia mes Leonardo Bonuçit dhe Juventusit do të përfundojë në gjykatë. Mbrojtësi, i cili u transferua te Union Berlin në orët e fundit të afatit kalimtar, pasi nuk u qas nga Juventus ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj klubit torinez, në vijim të veprimeve ligjore të parashikuara në marrëveshjen kolektive.
“Dëmtim profesional dhe imazh” është arsyeja e kërkesës për dëmshpërblim financiar.
Pas shumë triumfeve të përbashkëta shkruan ‘Sportmediaset’, rrugët e Bonuçit dhe Juventusit do të kryqëzohen sërish, por me letra të hapura dhe kërkesa për dëmshpërblim të paraqitura nga mbrojtësi dhe avokatët e tij.
Ish-mbrojtësi i Juventusit kundërshton mungesën e kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes që i janë vënë në dispozicion para-sezonit, pasi ata vendosën të ndaheshin nga lojtari që nuk ishte më në gjendje të stërvitej me pjesën tjetër të grupit ose të frekuentonte të njëjtat hapësira.
Një situatë e cila, siç pretendojnë avokatët e Bonuçit, i ka shkaktuar sportistit dëmtim profesional dhe imazhi./Sportiim.al/