Ibra në seancë, në Milanelo dhe CEO Furlani

Pasi u shkërmoq në derbin e ‘Madonina’-s (Inter-Milan 5-1), Milan nisi seancat përgatitore në sherbim të ndeshjeve në Grupe të Champions League.

Bashkë me skuadrën edhe Zlatan Ibrahimoviç në Milanelo për seancën stërvitore pjesërisht të hapur për publikun.

Milan ka në program sfidën me Njukasëll nesër në mbrëmje në San Siro.

Ish-sulmuesi suedez u paraqit në qendrën sportive të kuqezinjve, 48 orë pas humbjes 5-1 në derbi, dhe bisedoi në qendër të fushës me Stefano Piolin, në një seancë stërvitore. Prezent edhe lojtarët e pranishëm që nuk përfshiheshin në listë për Europën si Pelegrino dhe Romero.

I pranishëm në Milanelo edhe CEO i klubit kuqezi Xhorxhio Furlani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!