Hidhet shorti për grupet e Europa League

Në Monako u hodh sot në 13:00 një tjetër short. Skuadrat pjesëmarrëse në Europa Leauge mësuan ndarjen në grupe për një nga fazat më të rëndësishme të këtij kompeticioni që do të startojë më 21 shtator dhe do të përfundojë me 14 dhjetor.

Short i lehtë për Romën dhe Atalantën. Me fat dhe Vijareal, teksa gara mbetet e hapur në Grupin B.

Për Karabak ku aktivizohet Redon Xhixha kundërshtarët do të jenë Leverkusen, Molde dhe Hacken.

Grupi A:
Uest Hem
Olimpiakos
Frajburg
Baçka Topola

Grupi B:
Ajaks
Marsejë
Brajton
AEK Athinë

Grupi C:
Renxhërs
Real Betis
Sparta Pragë
Aris Limasol

Grupi D:
Atalanta
Sporting
Sturm Grac
Rakov Çestokova

Grupi E:
Liverpul
LASK
Union SG
Tuluzë

Grupi F:
Vijareal
Rëne
Makabi Haifa
Panathinaikos

Grupi G:
Roma
Slavia Pragë
Sherif Tiraspol
Servete

Grupi H:
Leverkusen
Karabak
Molde
Hacken

Pas pak UEFA do të përcaktojë edhe grupet e Conference Leauge ku pritet me shumë interes edhe ajo çfarë do të rezervojë shorti për Ballkanin./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!