Njihen 32 skuadrat e fazës së grupeve të Champions

  • Tri biletat e fundit u zbardhën mbrëmjen e sotme. Nesër shorti i Champions grupe

PSV Eindhoven Holandë, Kopenhagë Danimarkë dhe Antverp Belgjikë, janë tri biletat e fundit që shkojnë nesër në shortin e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Holandezët fituan në të kthimit për fazën Play Off ndaj Gllazgou Rejnxhers të Skocisë 5-1 (2-2 e vajtjes), Danezët barazuan në shtëpi me Rakov 1-1 por kishin fituar takimin e parë 0-1 dhe janë ata që shortohen në grupe.

Kalon dhe Antverp i cili mundi në transfertë AEK Athinë 1-2 teksa dhe në sfidën e parë fituan 1-0.

Vazot sipas UEFA-s: (Nesër e enjte ora 18:00)

Vazo 1
Mançester Siti, Sevilja, Barcelona, Napoli, Bajern Mynih, PSG, Benfika, Fejnord

Vazo 2
Real Madrid, Mançester Junajtid, Inter, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, Lajpcig, Porto, Arsenal

Vazo 3
Shahtjor Donjetsk, Salcburg, Milan, Braga, PSV, Lacio, Crvena Zvezda, Kopenhagë

Vazo 4
Jang Bojs, Real Sociedad, Gallatasaraj, Sëlltik, Njukasëll, Union Berlin, Antverp, Lens. /Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!