Hazard, gati tërheqja nga futbolli i luajtur

Eden Hazard 32 vjeç, së shpejti do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli i lujatur.

Një lajm që po bën bujë në shtypin ndërkombëtar, veçanërisht në Angli ku Daily Mail shpjegon se vendimi i belgut është marrë praktikisht. Pavarësisht përpjekjeve të miqëve të tij për ta bërë të ndryshojë mendje.

Pas përfundimit të kontratës me Real Madrid, me të cilin luajti gjithsej 76 ndeshje (7 gola), belgu i përndjekur nga forma e dobët por dhe dëmtimet, ende nuk ka gjetur skuadër.

Javët e fundit, Çelsi e ka refuzuar rikthimin e tij, sikundër Vancouver Whitecaps dhe disa klube të Arabisë Saudite apo franceze. Kjo duket dhe arsyeja e madhe pse Hazard po bëhët gati të njftojë tërheqjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!