Mehmedi lë futbollin në moshën e pjekurisë…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2023/08/mehmedi.jpg)
Futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi i dha fund futbollit të luajtur. Lojtari i lindur në Gostivar ka publikuar vendimin e tij për ta mbyllur këtu me futbollit, teksa sipas tij, impenjimet familjare bënë që ai të merrte një vendim të tillë ekstrem.
Për ta bërë publik lajmin Mehmedi postoi vetë në rrjete një letër të hapur, ndërsa mes radhëve ai falënderoi klubet dhe bashkudhëtarët e tij në karrierën futbollistike si profesionist.
Me pasaportë zvicerane Mehmeti ka luajtur 76 ndeshje me përfaqësuesen helvete. Sulmuesi anësor, ka patur eksperienca të ndryshme në Zvicër, Gjermani, Ukrainë dhe së fundi në Turqi me Alaniaspor.