Serie A pezullon arbitrat që gabuan, në Superiore bëjnë “qejf”

Juventus-Bolonja luajtur dje në Torino (1-1) ka sjellë polemika të shumta në Itali. Një penallti e paakorduar për miqtë pas një ndërhyrje të Iling ndaj Ndoje, ka dëmtuar jo vetëm Bolonjën por dhe gjyqtarët e ndeshjes. Sipas mediave italiane, dizenjatori Roki, një ish gjyqtar i nivelit të lartë europian e ka gati masën ndëshkuese për arbitrin e ndeshjes Marko Di Belo.

Sipas ANSA-s ajo që ka dalë nga zyrat e gjykimit, përmban; “gabimi është i qartë”, çka do të thotë se jo vetëm kryesori por dhe Fourneau (VAR) dhe Nasca (AVAR) janë drejt pezullimit për një ose dy raunde.

Ndërkaq në javën e parë të Abissnet Superiore në dy takime Laçi-Erzeni 3-3 (Dorjan Maletaj) dhe Dinamo- Tirana 2-3 (Juxhin Xhaja), u kontestuan jashtëzakonisht nga Laçi dhe Dinamo.

Paralelizmi nuk vlen por kur sheh se që në start gabohet aq shumë, diçka lipset të lëvizë dhe në Shqipëri. Për të mos dëmtuar klube të caktuara në ekonominë e pikëve apo përzënë trajnerë si në rastin Nica./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!