Derbi i penalltive, Tirana përmbys ‘Dinamo City’-n

Abissnet Superiore, Java 1:
Dinamo – Tirana 2-3 (Kaçorri 24′, Denison 59′ pen/ Hila 29′, Latifi 74′ pen, Hasani 91′ pen)

Derbi i parë sezonal në Abissnet Superiore ishte ai mes Dinamos dhe Tiranës që u luajt në “Elbasan Arena”. Shumë gola edhe në këtë përballje me Tiranën që feston në fund falë një penalltie.

Jo shumë diferenca mes skuadrave në të cilat provuan mjaft derisa Dinamo shkoi te goli në minutën e 24′-të falë Kaçorrit. Jo shumë por 5 minuta më vonë sërish gjithçka e barabartë me Hilën që rikthen baraspeshën edhe në shifra.

Kaq për pjesën e parë teksa në të dytën do të vendosin 3 penallti. E para në favor të Dinamos e kthyer në gol nga Denison dhe e dyta në favor të Tiranës e ekzekutuar saktë nga Latifi. Edhe e treta është për bardheblutë me Hasanin që nga 11 metra distancë do të vulosë fitoren e parë të sezonit madje edhe në një derbi.

Tirana i bashkohet në krye Skënderbeut dhe Vllaznisë në këtë javë të parë që mbyllet me një ndeshje më pak pasi Partizani – Teuta është shtyrë për një moment të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!