Nica pas ndeshjes Laçi-Erzeni: Na e vodhën ndeshjen

Largimi i Stavri Nicës nga Laçi nuk është rastësor. Trajneri i njohur 69 vjeçar e kishte herën e 10-të që drejtonte kurbinasit (këtu futen dhe ato raste kur durrsaku ka ikur e kthyer brenda një sezoni-red).
E nisi me një trofe në maj 2013 (Kupa e Shqipërisë) i pari i rëndësishëm për bardhezinjtë në këto 24 pjesëmarrje në elitën e futbollit shqiptar. Për të mbyllur pasditen e djeshme me një largim pa ‘kushte’…
Çfar ngjau pas ndeshjes së djeshme?
Stavri Nica ka protestuar disa herë gjatë ndeshjes për vendimet e dyshimta të trupës së arbitrave kryesuar nga tropojani Maletaj (përfshirë dhe VAR).
Kryesisht te rastet flagrante teksa një penallti e fituar anulohet nga VAR, një karton i kuq i munguar për Sadikin teksa pengoi dukshën sulmuesin Sobovale, te penalltia e akorduar për Erzenin në fund, por jo vetëm.
Barazimi ka trishtuar të gjithë mirpo Nica i kaloi kufinjtë teksa fill pas kontaktit të parë me drejtuesit e klubit ju ka thënë:
“Na e vodhën ndeshjen, ua vodhën fitoren. Ju qëndroni e “shijoni” ndeshjen në tribunë….”. Aq ka mjaftuar dhe megjithëse drejtuesit i folën për qetësi, ai u largua me shpejtësi.