FSHF zbardh javën e parë, shtyhet Partizani- Teuta

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Me dakortësi të klubit Teuta dhe Federatës Shqiptare të Futbollit kjo ndeshje do të luhet në një tjetër datë që do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00. Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

“Abissnet Superiore”, Java 1

NrNdeshjaDataOraVendi
1Partizani-TeutaE shtyrë
2Laçi-Erzeni27.08.202317:00Laç
3Vllaznia-Kukësi26.08.202320:00Shkodër
4Egnatia-Skënderbeu26.08.202317:00Rrogozhinë
5Dinamo-Tirana27.08.202320:00Elbasan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!